Arrestohen katër të dyshuar për rrëmbimin e një personi në Prizren

Kronikë e zezë

Arrestohen katër të dyshuar për rrëmbimin e një personi në Prizren

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 15:19
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka kryer tri bastisje në Komunën e Suharekës dhe një tjetër në Rahovec, lidhur me hetimin e rastit Person i Zhdukur-rrëmbim.

Pas bastisjeve te personave te dyshuarit RA,SHK,RB dhe F F janë shoqëruar në polici.

“Te i dyshuari R A  gjate bastisjes ne shtëpinë e tij janë sekuestruar përkohësisht: dy shtëpiza te kompjuterit dhe një USB ne cilësinë e provave materiale. Te arrestuarit janë intervistuar  ne prani te avokateve mbrojtës”, ka njoftuar Policia.

Me aktvendim te Prokurorit te Shtetit personat e dyshuar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet nga SRH-Prizren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat