Kapen 466 kilogramë drogë në Vlorë, asnjë i arrestuar

Kronikë e zezë

Kapen 466 kilogramë drogë në Vlorë, asnjë i arrestuar

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 10:36
Ilustrim

Një sasi e madhe droge është gjetur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Burime nga policia kanë bërë të ditur për mediat shqiptare se gjatë një kontrolli në fshatin Vajzë është gjetur një sasi prej 466 kilogramësh e 200 gramë kanabis sativa, që ishin të thara.

Sipas burimeve, droga është gjetur në një banesë të pabanuar dhe për këtë arsye asnjë njeri nuk është vënë në pranga.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat