Identifikohen 2 vëllezërit shqiptarë të vrarë në Itali, ja emrat

Kronikë e zezë

Identifikohen 2 vëllezërit shqiptarë të vrarë në Itali, ja emrat

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 10:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë identifikuar dy shqiptarët e vrarë mbrëmë në Canegrate, Itali: Viktimat janë dy vëllezër Agron Lleshaj, 27 vjeç dhe Alban Lleshaj, 24 vjeç, banues në Parabiago, raportojnë mediat italiane.

Ajo që u duk si aksident rrugor mbrëmjen e djeshme, pak pas orës 23:00, ndoshta ishte një pritë për një vrasje të dyfishtë.

Makina, një Voskswagen Polo, u përmbys në anë pasi ishte goditur disa herë me armë zjarri. Brenda saj ishte një person i vdekur, ndërsa jashtë,  shtrirë nën makinë, një tjetër person i vdekur. Rezultati: Dy shqiptarë viktima të një vrasjeje, vëllezërit Agron Lleshaj 27 vjeç dhe Alban Lleshaj, 24 vjeç, banues në Parabiagio.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat