I mituri vjedh një jakne, arrestohet

Kronikë e zezë

I mituri vjedh një jakne, arrestohet

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 11:13
Ilustrim

Në Prishtinë Policia e Kosovës ka arrestuar  një të mitur pasi që në një dyqan kishte vjedhur një jakne.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, ku sipas Policisë, i mituri në dyqan kishte vjedhur një jakne në vlerë 40 euro.

 I dyshuari gjatë intervistimit në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale ka deklaruar se ka kryer vjedhje edhe më herët në market.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat