Incidenti në Shkodër, policia arreston 4 tregtarët e duhanit

Kronikë e zezë

Incidenti në Shkodër, policia arreston 4 tregtarët e duhanit

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 10:36
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka mundur të arrestojë 4 persona në lidhje me incidentin e ndodhur ditën e djeshme ku disa tregtarë që shisnin duhan u përplasën me punonjësit e doganave dhe të policisë, ku njëri prej punonjësve të uniformave blu nxorri armën e shërbimit.

Në një njoftim shpërndarë për mediat ditën e stome, policia e Shkodrës thotë se punonjësit e antikondrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Shkodër, duke zbatuar plan operacionin në mbështetje dhe nga shërbimet e Sektorit të Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P-Shkodër, me qëllim goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, kanë ushtruar kontroll në tregun e ngritur në vendin e quajtur "RUS", Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar, tregtarët kanë bërë rezistencë dhe për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur me sende të forta punonjësit e antikondrabandës dhe të policisë, të cilët po kryenin detyrën për konfiskimin e një sasie duhani të grirë, pa dokumentacionin përkatës.

Pas hetimeve të kryera u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve, konkretisht :

* Arjan Halili, 30 vjeç, banues në Shkodër

* Marjan Palalej, 35 vjeç, banues në Shkodër

* Denis Zefi, 24 vjeç, banues në Shkodër

* Astrit Muçaj, 39 vjeç, banues në Shkodër

Ndërsa policia njoftoi ditën e djeshme se për punonjësin e policisë ka nisur një hetim për të zbuluar se në çfarë rrethanash e ka nxjerrë armën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat