Fshihte kokainën në lavatriçe, arrestohet shqiptari në Itali

Kronikë e zezë

Fshihte kokainën në lavatriçe, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 17:48
Policia italiane

Një 23-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar nga policia, i akuzuar për trafik të drogës, veçanërisht të kokainës.

Policia i gjeti atij disa doza kokainë gjatë kontrollit trupor.

Ndërsa në banesë iu gjetën të tjera doza kokaine, të cilat i kishte fshehur brenda lavatriçes.

Karabinierët i sekuestruan edhe 210 Euro, që dyshohet se burojnë nga shitja e drogës. Ai akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat