Ushtari shqiptar, koleges: Bëj seks me mua ose ta publikoj videon intime

Kronikë e zezë

Ushtari shqiptar, koleges: Bëj seks me mua ose ta publikoj videon intime

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 10:09
Policia në Tiranë

Një ushtar i Forcave të Armatosura është arrestuar nga policia e Tiranës pasi i ka bërë presion një koleges së tij për të kryer marrëdhënie seksuale me të, bëjnë sot me dije burime nga policia.

Në pranga është vënë Gersian Dumi, 23-vjeç.

Ai ka kërcënuar kolegen e tij se do ti publikonte një video intime, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.

Të dy kanë lënë një takim, por vajza më herët ka njoftuar policinë. Në momentin e takimit, i riu u arrestua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat