Ushtronte dhunë ndaj prindërve, arrestohet 22-vjeçari nga Vlora

Kronikë e zezë

Ushtronte dhunë ndaj prindërve, arrestohet 22-vjeçari nga Vlora

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 10:47
Arrestimi, ilustrim

Prindërit kanë denoncuar djalin e tyre në polici se ai i ka dhunuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Vorë, ku pas kallëzimit policia njofton se ka prangosur Enel Kuçi, 22 vjeç, banues në Vorë, i dënuar më parë për veprën penale të "Dhunë në Familje".

“Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të prindërve të tij shtetasve, A. K, 51 vjeç, dhe H. K, 43 vjeçe, se djali i tyre i ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në ambientet e banesës së tyre.”, thanë burimet zyrtare të policisë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Dhunë në familje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat