Ia vendosin tritolin në makinë, por nuk shpërthen

Kronikë e zezë

Ia vendosin tritolin në makinë, por nuk shpërthen

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 15:53
Policia shqiptare

Një sasi tritoli është vendosur në kamionçinën e një personi në Malësi të Madhe, por nuk ka shpërthyer, bëjnë me dije sot burime nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Brigje, në Hanin e Hotit. Tritoli ishte vendosur në mjetin në pronësi të Luigj M., ndërkohë që autorët janë ende të paidentifikuar. Ata kanë shfrytëzuar errësirën e natës së mbrëmshme për të vepruar, shtojnë të njëjtat burime.

Ngjarja është ende nën hetim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat