12-vjeçarja tenton të vrasë dy herë nënën e saj pasi i mori iPhone-in

Kronikë e zezë

12-vjeçarja tenton të vrasë dy herë nënën e saj pasi i mori iPhone-in

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 14:19
Ilustrim

Një 12-vjeçare nga Kolorado ndodhet në burg për akuzën "tentative vrasje"  ndaj nënës së saj.

Ngjarja ka ndodhur pasi nëna i ka marrë iPhone-in, gjë për të cilën ajo ka tentuar ta vrasë jo njëherë, por dy herë nënën e saj. 

Vajza, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, akuzohet se u përpoq të helmonte me pije nënën e saj dy herë, duke i hedhur zbardhues.

“Huffington Post” raporton se ngjarja e parë ndodhi më 2 mars, kur gruaja u sëmur pasi piu një lëng frutash dhe ndjeu një erë të veçantë, por mendoi se vajza nuk e kishte larë mirë gotën.

Herën e dytë më 6 mars, ajo nuhati zbardhuesin në pije.  Nëna u perball me vajzën, ku kjo e fundit i kishte thënë se po përpiqej ta vriste, pasi i kishte marrë iPhone-in e saj.

Policia nisi një hetim pasi gruaja u paraqit në spital më 6 mars dhe bëri të mundur arrestimin e vajzës më 20 mars.

Gruaja ndodhet jashtë rrezikut, por ndaj vajzës së saj rëndojnë akuza për “tentativë për vrasje te  shkallës së parë”. 12-vjeçarja ndodhet në paraburgimin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat