Qeni Xando kap dy hajdutët shqiptarë në Zvicër

Kronikë e zezë

Qeni Xando kap dy hajdutët shqiptarë në Zvicër

Nga: Bota sot Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 14:39
Qeni Xando

Sot në mëngjes rreth orës 2.30, një banor alarmoi policinë e Luzernit për grabitje në restorantin Grüene Bode, pranë rrugës Hochrainstrasse në qytetin Kriens LU, shkruan BLICK.

Policia menjëherë u ndodh në vendngjarja, megjithatë dy grabitësit tentuan të largohen. Ishte ndihma e qenit policor Xando, që falë shpejtësisë dhe eksperiencës tetë-vjeçare arriti të gjejë gjurmët e 37 dhe 40 vjeçarit nga Shqipëria, përcjell botasot.info. Kështu policia nuk e kishte vështirë ti gjente dhe më pas ti arrestonte. Prokuroria e Luzernit ka ngritur një procedim penal për grabitje ndaj dyshes shqiptare./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat