Iu gjetën 16 kg drogë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Kronikë e zezë

Iu gjetën 16 kg drogë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 08:15
Policia në Itali

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Breshias në Itali pasi në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 16 kg lëndë narkotike.

Sipas mediave italiane në banesën e 31-vjeçarit shqiptar u gjetën 4 kg kokainë e pastër dhe 12 kg marijuanë. Uniformat blu kanë gjetur edhe 2 pistoleta dhe rreth 600 municione të ndryshme.

Mësohet se shtetasi shqiptar ka qenë një emër i njohur për drejtësinë italiane pasi kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat