Arrestohet lëmoshëkërkuesja nga Shqipëria në Gjilan

Kronikë e zezë

Arrestohet lëmoshëkërkuesja nga Shqipëria në Gjilan

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 11:53
Lëmoshëkërkues, ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje, rreth orës 12:00, në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, ka arrestuar një femër nga Shqipëria, e cila po i bezdiste qytetarët duke kërkuar lëmoshë.

“Njësiti policor gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë së bashku me një fëmijë të saj të moshës 11 vjeçare duke kërkuar lëmoshë dhe duke bezdisur qytetarët. E njëjta është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim”, ka thënë Policia e Kosovës nga rajoni i Gjilanit, përcjell Bota Sot.

Për rastin, që është cilësuar si “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, është njoftuar Prokurori i cili ka urdhëruar që rasti në procedurë të rregullt të procedohet në PTHDK./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat