U ngriti kurth shokëve për t’ju grabitur 50 mijë euro, arrestohet i ‘forti’ i Vlorës

Kronikë e zezë

U ngriti kurth shokëve për t’ju grabitur 50 mijë euro, arrestohet i ‘forti’ i Vlorës

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 12:14
Policia shqiptare duke arrestuar një të dyshuar

Ka zgjatur vetëm tri vjet liria e një personi nga Vlora, i cili ishte dënuar nga gjykata pasi kishte tentuar të vidhte shokët e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, ku Elis Kamberaj, 36 vjeç, bashkë më dy të tjerë kanë tentuar që t’i marrin me forcë shumën 50 mijë euro 2 shokëve të tij.

Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi i Savrës, ku ata i kanë dala para dhe me anë të dhunës kanë dashur që të grabisin dy shokët e 36-vjeçarit.

Dy pre autorëve janë arrestuar që në momentin e ngjarjes, ndërsa Kamberaj është prangosur ditën e djeshme nga policia e Lushnjes.

Për të, ishte dhënë vendimi nga gjykata e Apelit të Vlorës, ku e kishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat