Sulmohet roja, 5 të rinj arrestohen duke vjedhur pusin e naftës

Kronikë e zezë

Sulmohet roja, 5 të rinj arrestohen duke vjedhur pusin e naftës

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 08:28
Ilustrim

Pesë të rinj nga fshati Kuman I Roskovecit, nga 18 - 20 vjeç, kanë sulmuar rojen e puseve të naftës të "Bankers" dhe kanë tentuar të vjedhin një pompë të pusit të naftës të kësaj kompanie në Jagodinë.

Ata, përveçse e kanë dhunuar rojen 53-vjeçar nga fshati Marinëz i Roskovecit, edhe e kanë vjedhur, i kanë marrë celularin.

Hetuesit e krimeve të komisariatit të Fierit për këtë vjedhje me dhunë kanë ndaluar 5 të rinj të dyshuar dhe konkretisht:

Robert Xhafa, 20 vjeç.

Klejdisjan Çepele, 18 vjeç.

Armand Xhafa, 20 vjeç.

Enea Çepele, 19 vjeç.

Nikollaq Ismaili, 18 vjeç, të pestë banues në fshatin Kuman, Rroskovec.

Sipas Policisë, “këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, gjatë natës më datën 08.05.2016, në gropën ekologjike nr.7, në Jagodinë, kanë tentuar të vjedhin një pompë të pusit të naftës të kompanisë “Bankers” dhe kanë dhunuar rojen e SH.P.S.F. “Serjani”, shtetasin F.C, 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Rroskovec, ku dhe i kanë marrë një aparat celulari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 139, 25, 22 të Kodit Penal.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat