(E plotësuar) - Trupi i pajetë i një 40-vjeçari është gjetur paraditen e sotme në Kashar, ndërsa mësohet se ai është vrarë me armë zjarri.
Pak orë pasi është gjetur trupi i pajetë, është bërë i mundur edhe identifikimi i tij.
Ai është Ardian Lleshi, banor i Kasharit, zonë edhe ku është gjetur trupi i pajetë dhe pranë tij ishte edhe një armë kallashnikov.
***
Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është vrarë
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e së premtes, në zonën e Kasharit në kryeqytet. Policia e Tiranës njofton se është i seksit mashkull, ende i paidentifikuar.
Sipas policisë, vdekja ka ardhur si pasojë e plagës, të marrë me armë zjarri.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer procedurat e nevojshme për identifikimin dhe shkakun e vdekjes.