6 vjeçaren e përdhunoi kushëriri, babai nga Berati: Arrestojeni ose e vrava me duart e mia

Kronikë e zezë

6 vjeçaren e përdhunoi kushëriri, babai nga Berati: Arrestojeni ose e vrava me duart e mia

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 13:57
Ilustrim

Disa ditë më parë një ngjarje e ndodhur në Berat tronditi jo vetëm këtë qytet, por të gjithë ata persona që u njohën me këtë histori.

Një 6-vjeçare dyshohet se është përdhunuar në banesën e saj në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat nga kushëriri 13-vjeçar. Djali po hetohet në gjendje të lirë nga policia, ndërkohë që babai i vajzës, apelon që të merren masa ndryshe do bëjë vetëgjyqësi. 13-vjeçari, K.S., që dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me të miturën ka qenë duke luajtur në një nga dhomat e shtëpisë me vajzën ku edhe ka ndodhur ngjarja. Pasi ka parë vajzën të tronditur e të trembur nëpër shtëpi e ëma e ka pyetur dhe vajza i ka treguar se çfarë i kishte bërë kushëriri i saj. 

Prindërit e kanë dërguar të miturën tek mjeku dhe pasi është konfirmuar abuzimi seksual që është kryer me të kanë shkuar dhe e kanë denoncuar në polici 13-vjeçarin. Policia e Beratit e ka shoqëruar të dyshuarin e ngjarjes dhe më pas e ka liruar, duke vazhduar hetimin ndaj tij në gjendje të lirë. Fakti që 13-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë nga policia dhe po lëviz lirisht ka irrituar mjaft prindërit e vajzës, të cilët kanë qëndruar sot përpara dyerve të policisë për të kërkuar shpjegim dhe arrestimin e abuzuesit. 

Babai i vajzës, Ëngjëll Haruni, deklaron për mediat se edhe pse 13-vjeçari ka pranuar në polici gjithçka që ka kryer me vajzën e tij, policia po e heton në gjendje të lirë.  “Dua që djali të arrestohet për këtë krim që ka kryer, në të kundërt do ta vras me duart e mia sepse vajza ime është vetëm 6-vjeçe”, është shprehur babai, i cili i ka bërë apel shtetit dhe Ministrisë së Drejtësisë të marrin masa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat