E përndiqte 20 vjeçaren këmba-këmbës, burri me fëmijë: Më pëlqente seksualisht...

Kronikë e zezë

E përndiqte 20 vjeçaren këmba-këmbës, burri me fëmijë: Më pëlqente seksualisht...

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 10:06
Ilustrim

Përndjekja e femrave është kthyer në modë kohët e fundit në qytetin e Durrësit.

Vetëm në harkun e një jave, Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, pasi përndiqnin vajza dhe tentonin t’i manipulonin seksualisht. Rasti i fundit është arrestimi i një 42-vjeçari me precedentë penalë në fusha të ndryshme dhe i divorcuar me fëmijë. Sipas Policisë, Artan Andoni ka përndjekur me intensitet për tre muaj rresht shtetasen S.G., 20 vjeçe, e cila ka kryer denoncim në polici pas shqetësimeve të shumta që i kishte sjellë 42- vjeçari. Menjëherë pas denoncimit, policia ka kryer arrestimin e Andonit. “Më datë 17.11.2016, rreth orës 19:30, pasi ka bërë kallëzim shtetësia S.G., 20 vjeçe, banuese në Durrës, se A.Andoni për një periudhë 3-mujore e ka përndjekur në ambiente publike në mënyrë të vazhdueshme, policia kreu menjëherë arrestimin e 42- vjeçarit. 

Andoni është person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës, familjes dhe lëndëve narkotike”, njofton Policia e Durrësit. Artan Andoni, 42 vjeç, ishte divorcuar prej disa kohësh nga bashkëshortja me të cilën kishte edhe fëmijë, ndërsa mësohet se ai dhe vajza 22-vjeçare që përndiqte, banojnë në të njëjtën zonë. Sipas dëshmisë së vajzës, 42- vjeçari e shqetësonte në çdo moment që ndodhej e vetme. “Prej më shumë se tre muajsh më përndjek në mënyrë të vazhdueshme (Artan Andoni) dhe e kam të pamundur të dal nga shtëpia, pasi më shfaqet përpara dhe më ndjek në çdo vend që shkoj. Jam munduar me të gjitha mënyrat për të mos i dhënë arsye, por ka vazhduar dhe vazhdon të më shqetësojë. Madje, kohët e fundit më shqetëson edhe në vendim tim të punës, në dyqan. Më duket person i frikshëm, prandaj kërkoj mbrojtje nga policia”, ka deklaruar 22- vjeçarja. 

Ndërsa Andoni ka mohuar akuzat pas arrestimit, duke u justifikuar me faktin se i pëlqente dhe po tentonte ta bënte për vete vajzën, pasi i pëlqente seksualisht. Përgjatë ditëve të fundit ka pasur një lumë denoncimesh nga femra të ndryshme që përndiqeshin nga meshkuj. Pas denoncimit të një vajze 20-vjeçare në datën 3 nëntor, policia arrestoi personin që e përndiqte, i cili ishte ish-i dashuri. Ardit Çizmja, pasi është ndarë nga një lidhje dashurore me E.G, 20 vjeçe, në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë disamujore ka përndjekur në ambiente të ndryshme dhe me anë të telefonit celular. 

Ndërsa vetëm pak ditë më parë u arrestua një 34-vjeçar me tendenca pedofilie, pasi përndiqte një të mitur. Pak muaj më parë u arrestua edhe një 46-vjeçar, pasi përndiqte italianen që kishte ardhur për pushime. Pesë ditë më parë, Ilir Çullhaj, 34 vjeç, banues në Durrës, ka tentuar të manipulojë një vajzë 12-vjeçare, duke i ofruar seks me pagesë. Ai ndodhet në burg pa afat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat