Në Gjilan gjenden mbi 30 qese me marihuanë

Kronikë e zezë

Në Gjilan gjenden mbi 30 qese me marihuanë

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 12:10
Ilustrim

Në Gjilan dje gjatë ditës janë konfiskuar në tre vende të ndryshme, paketime me substance të konsiderueshme narkotike të llojit marihuanë.

Polica e Kosovës raporton se dje në rajonin e Gjilanit, është arrestuar i dyshuari mashkull në shtëpinë e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar 14 paketime me substancë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

“Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se në një shtëpi të pabanuar në Novo Berd ka fshehur edhe 14 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë të cilat po ashtu jenë konfiskuar me ç ‘rast sasi e përgjithshme e narkotikëve  është rreth 316.1 gram”, thuhet në raportin e Policisë.

PK po ashtu njofton se dje gjatë ditës, në fshatin Velekincë në Gjilan, është arrestuar një tjetër i dyshuar mashkull të cilit pas kontrollit në shtëpi i janë gjetur dhe konfiskuar 553.2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”.

Në të dy rastet të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat