Trafik droge Shqipëri-Holandë, arrestohet transportuesi

Kronikë e zezë

Trafik droge Shqipëri-Holandë, arrestohet transportuesi

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 17:25
Ilustrim

Një 25-vjeçar është arrestuar në Greqi si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi-Holandë.

Atij iu sekuestruan 79 kg kanabis, sasi droge të cilën po e transportonte me makinë. Droga ishte e ndarë në 12 pako dhe 25-vjeçari e kishte blerë nga trafikantët shqiptarë në Janinë, shkruajnë mediat greke.

Sasia prej 79 kg kanabis e sekuestruar është pjesë e ngarkesës 200 kg që ishte kapur më herët nga policia greke. Droga kishte destinacion trafikimin për në Holandë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat