Kërkohej për drogë, shqiptari arrestohet në shtëpi

Kronikë e zezë

Kërkohej për drogë, shqiptari arrestohet në shtëpi

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 22:28
Pamje nga arrestimi i tij

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka qenë i shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Ai ishte pjesë e një bande së bashku me 34 persona të tjerë, që ishin të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Hetuesit kishin marrë informacione mbi vendndodhjen e shqiptarit që fshihej në një banesë në zonën e Marinos.

Gjatë aksionit për arrestimin e tij, policia gjeti një revolver të 32-vjeçarit, bashkë me 41 plumba.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat