Arrestohen sërish shqiptarët e ‘Audi A6’, po arratiseshin drejt Vienës

Kronikë e zezë

Arrestohen sërish shqiptarët e ‘Audi A6’, po arratiseshin drejt Vienës

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 23:25
Ilustrim

Tre shqiptarët e arrestuar në Itali 4 ditë më parë në Itali dhe që të nesërmen u liruan, sot janë arrestuar përsëri nga autoritetet italiane.

Në momentin e udhëtimit, shqiptarët e bandës së ‘Audi A6’ u ndaluan në aeroport teksa po përpiqeshin të hynin në aeroplan për të fluturuar drejt Vienës.

Më 15 nëntor ata u kapën në Meduna pas një ndjekje me makinë nga policia.

Ata u kapën me mallra të vjedhura në makinën e tyre ‘Audi A6’, por u lanë të lirë me kusht nga gjykatësi. Ndërkohë që sonte tentuan të largoheshin nga vendi edhe pse ndaj tyre ka një procedim penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat