Protestuan kundër impiantit të mbetjeve, ndalohet 65-vjeçari

Kronikë e zezë

Protestuan kundër impiantit të mbetjeve, ndalohet 65-vjeçari

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 09:27
Protesta kundër impiantit të mbetjeve

Protestat e fundit të banorëve të Fierit, kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve atje një, kanë sjellë ndalimin e një personi.

Ai është vënë Zylyftar Delibashi, 65-vjeç, banues në fshatin Vajkan, Fier, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim policior e F.M, 31-vjeç, banues në Mbrostar Ura si dhe u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për E.D., 28 vjeç, banues në fshatin Vajkan, pasi:

Në vendin e quajtur “Ura Mbrostar”, në mënyrë të përsëritur, të tre kanë marrë pjesë në tubim të paligjshëm dhe kanë qenë aktiv në bllokimin e rrugës nacionale Fier-Lushnje, shtojnë të njëjtat burime. Në ngarkim të tyre, rëndojnë akuzat për veprat penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Më herët është bërë e ditur se 18 persona po procedohen ë gjendje të lirë, pasi akuzohen nga policia e Fierit për protestë të paligjshme kundër impiantit të riciklimit të mbetjeve dhe pengimi të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Ndërtimi i impiantit të përpunimit të mbetjeve është miratuar nga Bashkia Fier, në mbledhjen e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat