Pranga adoleshentit që terrorizoi fshatin dhe kanosi dy persona

Kronikë e zezë

Pranga adoleshentit që terrorizoi fshatin dhe kanosi dy persona

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 11:06
Ilustrim

Një adoleshent është vënë në pranga pasi ka terrorizuar fshatin e tij dhe ka qëlluar me armë për të vrarë dy bashkëfshatarë të tij. Burime nga Policia e Vlorës kanë bërë të ditur se kanë arrestuar 18-vjeçarin me inicialet E. S., të cilit i është kapur edhe një armë, pushkë  me të cilën ka qëlluar.

Arrestimi i tij është bërë pasi u kap në flagrancë për arsye se mbrëmjen e djeshme në fshatin Rexhepaj, adoleshenti për motive të dobëta, ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim për të kanosur dy bashkëfshatarët e tij me inicialet R. M., dhe H. M.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: armën e zjarrit "gjysëm-automatike", model 56, 17 copë fishekë të kalibrit 7.62 dhe 1 krëhër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat