Policia jep detaje për vrasjen në Fier: Viktima 34 vjeç nga Tepelena, i plagosur shoku i tij 38 vjeç

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vrasjen në Fier: Viktima 34 vjeç nga Tepelena, i plagosur shoku i tij 38 vjeç

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 15:10
Ilustrim

Policia e Fierit jep detaje mbi atentatin e ndodhur sot, ku humbi jetën dhe person dhe u plagos një tjetër.

Sipas policisë në aksin rrugor Fier – Seman, në vendin e quajtur "Qenas", në mjetin tip "Volkswagen"  me targa AA 166 IY është  gjetur i vdekur, i vrarë me armë zjarri shtetasi M.P, 34 vjeç, banues në Tepelenë, person me precedent penal.

Si dhe ka mbetur i plagosur  drejtuesi i mjetit një 38 vjeçar i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në fshatin Zhupan, Fier, në vendin e quajtur "Mbikalimi" është gjetur duke u  djegur mjeti tip "Benz" me portobagazh dhe brenda në mjet janë gjendur dy armë zjarri automatik.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Forca te shumta te Policise po krehin zonen ku u gjet automjeti me armet e zjarrit per te bere te mundur kapjen e autoreve.

Ne te gjitha rruget qe lidhen me vendin ku u gjet automjeti i djegur  jane ngritur pika kontrolli nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat