Aksident në Korçë, një person në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në Korçë, një person në gjendje të rëndë

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 19:13
Foto arkiv, aksident në Shqipëri

Një i moshuar është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u përfshi në një aksident rrugor të ndodhur sot në Maliq të Korçës.

“Jemi njoftuar se pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Libonikut" shtetasja A.A, rreth 44-vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", me targa AA303 KK, ka aksidentuar shtetasin T.D, rreth 77-vjeç, banues në Libonik, këmbësor në rrugë”, njofton policia.

I dëmtuari u dërgua në Spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, që drejtuesja e mjetit, do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme, shtojnë të njëjtat burime.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat