Festa të shfrenuara me kokainë në shtëpinë me qira, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Festa të shfrenuara me kokainë në shtëpinë me qira, arrestohet shqiptari

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 19:29
Ilustrim

Një i ri shqiptar është arrestuar dje në Numana (Ankona, Itali), për drogë.

Ai është 20-vjeçari Haziz Pira, që rezulton banues në Castelfidardo, por që faktikisht banon në Numana. Në banesën që ka marrë me qira aty, kryheshin "festa droge", raportojnë mediat lokale, madje në banesë është gjetur kokaine, e fshehur në lavatriçe.

I riu udhëtonte me motoçikletën e tij tip Suzuki me një vajzë rumune, 19-vjeçare, kur është ndaluar nga efektivët e policisë italiane. Në çantën e saj u gjetën 1 gr kokainë, ndërsa në banesë ku jetonte Pira u gjetën edhe 11 gr të tjera.

Gjykata e Ankonas e ka shpallur të vlefshëm arrestimin e shqiptarit me akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. Me kërkesën e palës mbrojtëse, gjykata ka vendosur që 20-vjeçari të gjykohet në gjendje të lirë. Seanca e ardhshme do të mbahet më 7 shkurt.

Ndaj vajzës rumune, është bërë një denoncim për posedim ilegal dhe konsum personal të lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat