Zbulohet shkaku, si ndodhi aksidenti tragjik në Tiranë që i mori jetën Ergi Dinit dhe shokut të tij

Kronikë e zezë

Zbulohet shkaku, si ndodhi aksidenti tragjik në Tiranë që i mori jetën Ergi Dinit dhe shokut të tij

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 11:10
Pamje nga aksidenti

Jeta e dy të rinjve është ndërprerë në mes mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti me motor të ndodhur në zonën e ish-Bllokut.

Kejdi Halili, 21 vjeç, dhe fituesi i “X Factor”, Ergi Dini, 22 vjeç, janë dy viktimat e ngjarjes së rëndë.

Ngjarja tragjike që ka shokuar familjarët, miqtë e Ergit dhe Kejdit dhe mbarë opinion publik ndodhi rreth orës 21:20, në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut” në kryeqytet.

Dëshmitarët që kanë parë momentin e aksidenti kanë rrëfyer për policinë se, dy të rinjtë me motor sapo kanë dalë nga rruga e Bllokut për në bulevard, drejtuesi i mjetit e ka ngritur motorin në gomën e parë.

Ky manovrim, sipas policisë, mendohet të ketë qenë shkaku tragjik që ka çuar në humbjen e ekuilibrit të motorit dhe për pasojë, bashkë me të dy të rinjtë është përplasur në tokë.

Nga përplasja e fortë që Ergi dhe Kejdi kanë pasur me bordurën, si dhe nga mungesa e kaskave, kanë marrë plagë të rënda në trup dhe në kokë.

Edhe pse ata janë dërguar menjëherë në spital, nga dëmtimet e shumta që kanë pasur nuk kanë mundur që të mbijetojnë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat