21 vite burg shqiptarit që vrau gruan, ja çfarë u tha policëve italianë

Kronikë e zezë

21 vite burg shqiptarit që vrau gruan, ja çfarë u tha policëve italianë

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 19:53
Adrian Balliu

Gjykata e Xhenovas ka rikonfirmuar dënimin për 46-vjeçarin shqiptar Adrian Balliu, i cili është dënuar me 21 vite burg për vrasjen e bashkëshortes së tij. Balliu dyshohet se mes natës së 24 dhe 25 shtatorit të vitit 2014 vrau bashkëshorten e tij Valmira.

Ndërkaq, gjykata hodhi poshtë kërkesën e avokatit të tij mbrojtës për rihapjen e hetimeve dhe përfshirjen e dy ekspertëve të rinj. Gjykata në fjalë vendosi gjithashtu të kompensojë me nga 500 mijë euro secilin prej dy fëmijët e moshës 5 dhe 6 vjeç. Një ndër argumentet e përdorura në gjyq nga avokati i Balliut ishte fakti që gjatë krimit klienti i tij vuante nga patologjia kronike për shkak të alkoolit.

Balliu vrau me thikë gruan, ndërkohë që fëmijët flinin gjumë në dhomën ngjitur. Kur mbërritën uniformat blu ai nuk bëri rezistencë por i këshilloj policët të mos zgjonin fëmijët”. “Mendoni për biberonin dhe për biskotat për fëmijët e mi”, u tha ai policëve shkruajnë mediat italiane. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat