‘Bëri seks me gruan time’, burg përjetë shqiptarit që vrau dhe dogji Daniel Xhafën në Greqi

Kronikë e zezë

‘Bëri seks me gruan time’, burg përjetë shqiptarit që vrau dhe dogji Daniel Xhafën në Greqi

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 07:12
Viktima Daniel Xhafa

Me burgim të përjetshëm është dënuar pasditen e së hënës një 32-vjeçar shqiptar nga një gjykatë greke në Volos, pasi vitin e shkuar vrau dhe më pas dogji një bashkatdhetar.

Kufoma e viktimës, Daniel Xhafës, u gjet nga një fermer në një rrugë rurale në afërsi të “Shën Anargyroi Agia”.

Pasi përfundoi punën në tavernë, viktima telefonoi të atin rreth orës 2 të mëngjesit duke i thënë se do dilte për një shëtitje. Pasi humbi kontaktet me familjen, familja denoncoi zhdukjen e Danielit, ndërsa krimi u zbulua disa ditë më pas.

I akuzuari e ka pranuar krimin në gjykatë, por tha se asgjë nuk ishte e planifikuar dhe se “i ka zierë shpirti”. Ai tha se e kreu vrasjen pasi viktima ka pasur marrëdhënie seksuale me gruan e tij. 32-vjeçari, që punonte si murator, rrëfeu se ngjarja tragjike erdhi pas një grindje mes të dyve. Ai shtoi se e goditi Danielin me një mjet pune.

Gjykata e shpalli fajtor dhe autori u transferua në burgun e Koridallos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat