Superoperacion në Itali, arrestohen 45 persona që bënin trafik kanabisi nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Superoperacion në Itali, arrestohen 45 persona që bënin trafik kanabisi nga Shqipëria

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 08:39
Pamje nga aksioni i Policisë

Hetimet kishin nisur që 3 vite më parë, në nëntor të vitit 2013 dhe kanë përfunduar po në nëntor, por të vitit 2016. Bëhet fjalë për një superoperacion të policisë italiane në Padova që ka çuar në pranga 45 persona, shqiptarë, italianë dhe amerikano-latinë.

Arrestimet janë duke u bërë gjatë operacionit të koduar “Rubens”, që ka identifikuar grupin e trafikantëve të drogës së zonës së Milanos dhe të veriut të Italisë.

Bëhet fjalë për shkatërrimin e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, të kanabisit nga Shqipëria për në Itali, Padova dhe kokainës që vinte nga Peruja drejt të njëjtit vend në Itali,.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, operacioni është në zhvillim dhe ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe po zhvillohet në Padova dhe në zonat përreth. Vrasja e një peruani një javë më parë kishte bërë që prokuroria dhe policia të përshpejtonin operacionin e arrestimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat