Arrestohet 28-vjeçarja që i këputi këmbën me makinë, motorçiklistit

Kronikë e zezë

Arrestohet 28-vjeçarja që i këputi këmbën me makinë, motorçiklistit

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 12:02
Ilustrim

Një 28-vjeçare nga Tirana është arrestuar  nga policia e Tiranës pasi ka aksidentuar rëndë një motoçiklist, të cilit doktorët është dashur t’ia prisnin njërën këmbë në QSU.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Prokop Mima”, ku Ina. M. ishte duke drejtuar një automjet “Nissan” kur është përplasur me një një motorr të drejtuar nga 45-vjeçari L.L. po me banim në Tiranë. I lënduari përfundoi në spital duke humbur gjymtyrën e poshtme të këmbës së majtë, siç njoftoi policia e Tiranës.

Nga ana tjetër, policia nisi edhe procedimin penal ndaj këtij shtetasi për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat