9 të lënduar nga dy aksidente

Kronikë e zezë

9 të lënduar nga dy aksidente

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 09:06
ilustrim

9 persona janë lënduar në dy aksidente të cilat kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në rajonin e Mitrovicës, ka bërë të ditur policia.

Aksidenti i parë sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas fshati Polac, në të cilin janë përfshirë dy vetura civile, me 5 persona të lënduar.

Ndërsa  aksidenti tjetër raportohet se ka ndodhur në magjistralen  Mitrovicë-Prishtinë zona Vushtrri, me dy automjete civile të përfshira dhe katër persona të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat