Ishte i papunë, por bënte jetë luksoze - arrestohet me drogë shqiptari

Kronikë e zezë

Ishte i papunë, por bënte jetë luksoze - arrestohet me drogë shqiptari

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 11:53
Shqiptari i arrestuar, Sandër Marku

Një 24 vjeçar shqiptar, emigrant në Itali është arrestuar në Fano, nën akuzën e posedimit me qëllim trafikimin e drogës. Sipas mediave italiane, në pranga është vënë i riu Sandër Marku i cili jetonte ilegalisht në Itali.

Policia kishte ngritur dyshime prej kohësh mbi veprimtarinë e paligjshme të 24-vjeçarit, pasi edhe pse i papunë, ai kalonte pjesën më të madhe të kohës ditën duke fjetur ndërsa natën në ambientet e lokaleve në Arzilla dhe Lido di Fano.

Po ashtu policia kishte parë në profilin e tij në Facebook, fotografi të panumërta duke pirë shampanjë me miqtë. Pas disa vëzhgimeve, policia vuri re kontaktet e shumta të shqiptarit me njerëz të shumtë që i takonte gjithmonë në lokale publike.

Asnjë kontakt telefonik: miqtë e dinin ku ta gjenin, gjithmonë në të njëjtin ambient dhe në të njëjtën kohë.

Pas identifikimit të vendit ku ai fshihej, policia ka ndërhyrë duke arrestuar 24 vjeçarin dhe një klient të cilit po i shiste kokainë. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti 50 gram kokainë, të holla dhe materiale për prerjen dhe paketimin e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat