Aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Pejë, tri vajza të lënduara

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Pejë, tri vajza të lënduara

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 22:29
Pamje nga video

Në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë tre persona të gjinisë femërore kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se ngjarja saktësisht ka ndodhur në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës.

Bëhet e ditur që përveç lëndimeve, si pasojë e përplasjes së veturës me një kamion,  janë shkaktuar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Raportohet se njësitet relevante policore kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat