Trafikonin njerëz, çifti shqiptar prangoset në Itali

Kronikë e zezë

Trafikonin njerëz, çifti shqiptar prangoset në Itali

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 10:05
Ilustrim

Një çift shqiptarësh ka përfunduar në prangat e policisë në Udine të Italisë, për trafik klandestinësh. Sipas mediave italiane të ndaluarit janë një 32 – vjeçar dhe një grua 34 – vjeçare, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Gjithçka nisi kur skuadra lëvizëse dalloi një Mercedez me tagë belgë të parkuar në rrugën Roma. Nga automjeti zbriti gruaja, e cila u takua me dy burra, më pas mori makinën dhe u largua drejt një hostel. Kjo bëri që agjentët e policisë të dyshonin, ndaj dhe ata i mbajtën nën vëzhgim.

Gjatë mbrëmjes, shkruajnë mediat fqinje, çifti shkoi për në stacionin e trenit të qytetit, ku i prinin dy të huaj me çanta në krahë.

Shqiptarët u ndaluan pak më vonë teksa ishin drejtuar për nga Passo della Mauria. Pas kontrollit të policisë, rezultoi se klandestinët ishin dy të rinj nga Turqia, të cilët u kthyen mbrapsht. Ndërsa çifti shqiptar u arrestua për favorizim të emigracionit klandestin.

Gjatë kontrollit, në çantën e 34-vjeçares u gjetën 2400 euro, që vinin nga transporti i jashtëligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat