Arrestohen dy persona të dyshuar për prostitucion

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për prostitucion

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 13:31
Ilustrim

Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion policor në një fshat të Gjakovës, me ç’rast ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’, si dhe ka identifikuar dy viktima të trafikimit.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: Xh. K. dhe  F. K.

Të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.

Me këtë rast dy viktimat e trafikimit,  pas intervistimit në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe në prezencë të zyrtarit për shërbime sociale, janë dërguar në qendrën për trajtim të viktimave.

Me vendim të prokurorit kujdestar personat e arrestuar janë dërguar në qendrën mbajtjes./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat