Zbulohet vendi i fshehtë në Vlorë nga nisen gomonet me kanabis për në Itali

Kronikë e zezë

Zbulohet vendi i fshehtë në Vlorë nga nisen gomonet me kanabis për në Itali

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 15:34
Droga e sekuestruar

Më shumë se 206 kilogramë kanabis është gjetur e braktisur nga policia e Vlorës, në zonën e Porto Novës, në afërsi të ishullit të Zvërnecit, rreth 20 metra larg bregut të detit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se lënda narkotike ishte e ndarë në 9 pako, mbështjellë me qese plastike ngjyrë kafe.

Ndërsa sa i përket autorëve, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë vepër penale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat