Kapen 2000 litra naftë gjatë tentim kontrabandës

Kronikë e zezë

Kapen 2000 litra naftë gjatë tentim kontrabandës

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 15:38
Pamje nga aksioni i Policisë

Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj kontrabandimin e 2000 litra naftë në rajonin e Mitrovicës. Ata kanë arritur ta ndalojnë një veturë të cilës iu është gjetur një rezervar postfabrikat i mbushur me derivate të naftës.

Sipas një komunikate të Doganës, doganjerët kanë vërejtur një veturë të dyshimtë të llojit Opel Sintra ngjyrë të gjelbër pa targa i cili po lëvizte me shpejtësi nga drejtimi i Zubin Potokut për në Mitrovicë.

“Automjeti i dyshimte ka tentuar që të kthehen në rrugë anësore në drejtim të fshatrave por njësit e doganës kanë arritur ta ndalin. Pas ndaljes dhe hapjes së automjeti brenda është gjetur një rezervar postfabrikat i mbushur me derivate të naftës. Rezervar postfabrikant metalik dhe derivate të naftës  = rreth 2000 litra”, thuhet në komunikatë. 

Pas përfundimit të rasti vozitësi është shoqëruar dhe është marr në pyetje, derisa mallrat dhe automjeti janë konfiskuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat