Tentim vrasje në mes të Prishtinës

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në mes të Prishtinës

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 09:42
Ilustrim

Raporti policor thotë se dje rreth orës 13:15, një person i moshës së mitur ka therur me thikë dy viktima meshkuj po ashtu të mitur

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë fillore.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar i moshës së mitur, ka sulmuar fizikisht duke i therur me thikë dy viktimat meshkuj K/Shqiptar po ashtu të moshës së mitur, që të gjithë nxënës të shkollës fillore ku dhe kishte ndodhur ngjarja”, thuhet në raport.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat