Kapen 1.5 tonë kanabis në Itali, u nisën nga Kepi i Rodonit në Durrës. 3 shqiptarë në pranga

Kronikë e zezë

Kapen 1.5 tonë kanabis në Itali, u nisën nga Kepi i Rodonit në Durrës. 3 shqiptarë në pranga

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 12:36
Foto

Një sasi prej 1.5 tonësh kanabis sativa janë kapur natën duke u gdhirë dita e sotme në Bari të Italisë. Operacioni është bërë nga ana e Guardia di Financa dhe policisë shqiptare.

Pas 7 orë ndjekje nga Kepi i Rodonit deri në Mola të Barit, Itali u kap dhe u bllokua një gomone me lëndë narkotike.

Gjatë kësaj ndjekje janë sekuestruar 1550 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe një armë zjarri pistoletë.

Në pranga janë vënë 3 shqiptarë që u kapën në bordin e gomones. Policia Kufitare ka bashkëpunuar dhe koordinuar  me Guardia di Finanza dhe si rezultat i këtij operacioni të përbashkët, në orën 04:00, u bë e mundur kapja e gomones në Mola da Bari - Itali.

Në bordin e saj u gjendën 1550 kg lënd? narkotike e llojit kanabis sativa,  si dhe 1 armë zjarri Pistoletë.

Në pranga u vendosën tre shqiptarët me inicialet, A. Gj, 34 vjeç, K. M., 26 vjeç dhe G. Xh., 42 vjeç. Gomonia ishte 9,5 m e gjatë me dy motorë x 350 kuaj fuqi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat