Dy gomerë të mbushur me kanabis, kapet greku që u nis nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Dy gomerë të mbushur me kanabis, kapet greku që u nis nga Shqipëria

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 17:07
Ilustrim

Policia Kufitare e Kapshticës në bashkëpunim me atë greke kanë bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 78 kg kanabis.

Lënda narkotike ishte futur në katër thasë dhe po transportohej me dy gomerë nga një qytetar grek.

“Nga komunikimi i vazhdueshëm me homologët e policisë greke, Policia Kufitare Kapshtic?  u informua se rreth orës 04.30, në afërsi të fshatit grek Argos, rreth 12 km në brendësi të kufirit, forcat e policisë greke kanë kapur një shtetas grek me 4 thasë me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë 78 kg”, bën të ditur policia shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat