Ky është i riu që u vra mbrëmjen e sotme

Kronikë e zezë

Ky është i riu që u vra mbrëmjen e sotme

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 20:17
Viktima Gazment Sllami

(E plotësuar) - Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në fshatinGur i Zi në Elbasan, ku një 19 vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende misterioze për familjen dhe tij dhe policinë.


Burimet nga vendi i ngjarjes kanë treguar se viktima është qëlluar me armë zjarri në një kodrinë të zonë në fshatin Gur i Zi dhe nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra. Sipas bluve, ai është dërguar në spital i vdekur. 

Viktima është identifikuar shtetasi Gazment Sllami. Ky i fundit kishte dalë nga banesa rreth orës 2 të drekës pa thënë se ku po shkonte. Teksa rreth orës 4, familjarët kanë dëgjuar një të shtënë që nuk dihet ende a ka qenë pistoletë apo kallashnikov, 200 metra larg shtëpisë, mëson “Panorama”. 

Ata kanë dalë menjëherë të tmerruar pa ditur se para syve do kishin trupin e pajetë të djalit të tyre. Në një kodrinë pranë banesës ata gjetën të vdekur Gazmentin të cilin e kanë çuar menjëherë në spital. Teksa kanë kaluar disa orë nga ngjarja, nuk dihet ende se kush mund të jetë shkaku apo autorët e mundshëm. 

Dyshohet paraprakisht se autorët mund të jenë miq apo të njohur të viktimës. Megjithatë, ajo që e mbush me mister vdekjen e të riut është se ai nuk ka pasur konflikte me njeri në zonë, njihej si djalë shembullor, i urtë.

***

Një 19-vjeçar u vra pasditen e kësaj të shtune në fshatin Guri i Zi të Elbasanit. I riu, Gazment Sllami, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në një kodër të fshatit.

Familjarët e tij, të cilët janë njoftuar për ngjarjen e rëndë kur djali është pikasur i qëlluar me armë, e kanë çuar me urgjencë për në spital, por për të s’kishte asnjë shpresë, pasi kishte ndërruar jetë!

Mbeten ende të paqarta rrethanat e vrasjes së 19-vjeçarit me banim në  fshatin  Guri i Zi.

Forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, pasi ende nuk dihet se sa persona mund të kenë qenë të përfshirë në vrasje. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat