Një grua mbytet në Ibër

Kronikë e zezë

Një grua mbytet në Ibër

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 21:49
Ilustrim

Një grua e moshuar është mbytur të shtunën në lumin Ibër, rreth orës 15:00, në fshatin Pridvoricë, në Zubin Potok.

Lajmin për mediat serbe e ka konfirmuar Shefi rajonal i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq, Një dëshmitar okular ka thënë ta ketë parë gruan e moshuar tek hidhet në lumin Ibër.

Më pas kishte thirrur menjëherë policinë dhe njësitin e zjarrfikësve. Trupi i pajetë është gjetur rreth 400 metra nga në drejtim të rrymës së ujit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat