Aksident i rëndë në Podujevë, ndërron jetë këmbësorja

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Podujevë, ndërron jetë këmbësorja

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 22:15
ilustrim

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sonte në Podujevë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një grua e moshës rreth 70 vjeçe.

Portali Veriu.info mëson se e moshuara ka qenë duke ecur, derisa është goditur nga një automjet.

Mësohet se aksidenti tragjik ka ndodhur në rrugën ‘Skenderbeu’ rreth orës 18:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat