X6 bie në kanal tek "Uji i Ftohtë", vdes 17-vjeçari, rëndë shoferi

Kronikë e zezë

X6 bie në kanal tek "Uji i Ftohtë", vdes 17-vjeçari, rëndë shoferi

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 07:06
Aksident në Shqipëri, foto arkiv

Një 17-vjeçar humbi jetën, ndërsa një 21 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi makina me të cilën ai udhëtonin përfundoi në kanal pranë "Ujit të Ftohtë" në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 23:50 shërbimet e policisë kanë konstatuar makinën tip BMV X6me targë AA010AU që kishte dalë nga rruga dhe kishte rënë në kanal.

Drejtuesi i mjetit P.B k a pësuar dëmtime të rënda ndërsa pasagjeri 17-vjecar me inicialet K.P ndërroi jetë në spitalin e Vlorës rreth orës 00:05.

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës thanë se grupi hetimor në vendngjarje ka nisur veprimet për të mësuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë me një të vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat