Aksioni i arrestimit të trafikantëve të drogës Shqipëri-Kosovë-Serbi

Kronikë e zezë

Aksioni i arrestimit të trafikantëve të drogës Shqipëri-Kosovë-Serbi

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 08:26
Pamje nga aksioni i Policisë

Në një aksion të realizuar para disa javësh, Policia e Kosovës e ka shkatërruar një grup kriminal i cili transportonte narkotikë nga Shqipëria për në Serbi.

Aksioni i arrestimit të grupit është transmetuar në Emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Zyrtari policor i cili ka drejtuar aksionin ka treguar për destinacionin e drogës dhe mënyrën se si ishte planifikuar që droga të shkëmbehej në afërsi të Vushtrrisë.

Gjatë aksionit janë konfiskuar 10 kilogramë drogë të mbështjella në një mënyrë karakteristike si dhe dy vetura-njëra që po e barte drogën dhe tjetra që përcillte dërgesën.

Intervistën me hetuesin, i cili drejtoi aksionin dhe pamjet ekskluzive mund t’i ndiqni në video-materialin e publikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat