Vrasja e të riut në Elbasan, arrestohet autori i dyshuar

Kronikë e zezë

Vrasja e të riut në Elbasan, arrestohet autori i dyshuar

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 11:14
Viktima Gazmend Sllami

Autori i dyshuar për vrasjen e Gazmend Sllamit në Elbasan është arrestuar, bëjnë me dije burime nga policia.

Policia pritet të bëjë një njoftim zyrtar ku do të bëjë me dije identitetin e autorit dhe detaje të tjera rreth ngjarjes.

I riu Gazment Sllami (foto), që për pak ditë do të bëhej 19-vjeç, u ekzekutua pasditen e djeshme.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se adoleshenti nga fshati Guri i Zi, kishte dalë nga banesa rreth orës 14:00 të mesditës, pas një telefonate që kishte marrë.

Familjarët kanë treguar për policinë se ai nuk ka thënë gjë se ku po shkonte. Por, rreth orës 16:00, familjarët kanë dëgjuar një të shtënë rreth 200 metra larg shtëpisë.

Ata kanë dalë me vrap nga banesa e tyre dhe janë tmerruar kur kanë parë trupin e pajetë të djalit të tyre.

Ekzekutimi i të riut është bërë në një kodër pranë banesës së tij. Familjarët e kanë çuar me shpejtësi drejt spitalit, por ai ka mbërritur i pajetë atje.  

Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë sekuestrimin e provave dhe të telefonit të viktimës, ku janë kontrolluar telefonatat e fundit, dhe u shoqëruan më shumë se 15 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat