Babai e shpalli të zhdukur, kthehet nga Italia 22-vjeçarja: Ja pse ika

Kronikë e zezë

Babai e shpalli të zhdukur, kthehet nga Italia 22-vjeçarja: Ja pse ika

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 11:32
Policia në Durrës

Disa javë më parë, babai i një 22-vjeçarje nga Durrësi kallëzoi në polici se pasi kishte përcjellë vajzën në port për në Itali nuk kishte marrë asnjë kontakt më me të.

Por, ditën e sotme burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë me dije se është bërë e mundur gjetja 22-vjeçaret me inicialet A.Ll.

Ajo është ndaluar në port nga policia duke u kthyer nga Italia, e cila është dërguar më pas në komisariat për t’u marrë në pyetje për motivet e ngjarjes.

Gjatë marrjes në pyetje të saj, burimet thanë se 22-vjeçarja nga Durrësi ka deklaruar në polici se ajo është larguar me dëshirën e saj, pasi kërkonte një jetë më të mirë.

Gjithashtu, vajza ka sqaruar se gjatë kësaj kohe ka qëndruar tek disa kushërinj në Itali.

Ajo kishte vendosur që të mos kthehej në Shqipëri, pasi siç ka deklaruar përpara oficerëve të policë gjyqësore, donte që në Itali të mbaronte shkollën si dhe të fillonte punë.

Por, denoncimi i babait si dhe lajmi i përhapur në media, ka bërë që ajo të kthehet në Shqipëri për të sqaruar gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat