2 të vdekur në Podujevë, vdekje e dyshimt e zyrtarit të Qeverisë

Kronikë e zezë

2 të vdekur në Podujevë, vdekje e dyshimt e zyrtarit të Qeverisë

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 12:17
ilustrim

Një grua ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura dhe një person rreth të 50-tave ka vdekur në banjo dhe Policia po e  trajton si vdekje e dyshimtë.

Burime të mediave, brenda Policisë së Kosovës, tregojnë se viktima është e gjinisë mashkull nga fshati Sekiraq dhe ishte zyrtarë në njëren nga ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Prokurori është duke u marrë me rastin.

Policia e Kosovës përmes komunikatës zyrtare ka raportuar se më 25 Nëntor, në orën 23:38, një person është sjellë pa shenja jete në QKUK.

“Viktima mashkull K-Shqiptar është dërguar në Qendrën emergjente pa shenja jete. Njësite të forenzikës në vendngjarje kanë gjetur dhe konfiskuar një revole me tetë (8) fishekë dhe një gëzhojë”, thotë Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga Policia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat